22:35 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Feronikeli debuton me fitore në Ligën e Kampionëve, kalon në finale

Feronikeli ka kaluar në finale të fazës preliminare të Ligës se Kampionëve që po zhvillohet në Prishtinë.

Kampionët e Kosovës në mdeshjen gjysmëfinale mposhtën skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Mendurim Hoti në minutën e tretë të ndeshjes.

Për tu kualifikuar në fazën tjetër, Nikli duhët të mposht skuadrën nga Andorra, Santa Coloma.

Finalja luhet të premten në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.  /IndeksOnline/