Feronikeli dorëzon ankesën për ndeshjen ndaj Ballkanit në FFK, akuzon rëndë gjyqtarët

Skuadra e Feronikelit sot ka dorëzuar ankesën për gjyqtarët në ndeshjen ndaj Ballkanit në FFK.
Nikli ankohet se gjyqtarët e takimit ndaj Ballkanit në xhiron e 11’të të Superligës së Kosovës në futboll, nuk referuan drejtë dhe sipas rregullave, shkruan IndeksOnline
Për këtë ka reaguar edhe klubi i Feronikelit përmes një postimi zyrtar në faqen e tyre në “Facebook”.
“Të nderuar,
KF Feronikeli gjatë ditës së sotme ka dorëzuar në FFK ankesën në lidhje me gjyqtarin e ndeshjes, Feronikeli – Ballkani, java 11të.
Në ankesën e dërguar në FFK, janë të cekur minutat dhe pamjet për secilin rast ku gjyqtari kryesor, A.Shala nuk ndan drejtësinë në mënyrën e duhur.
KF Feronikeli e ndjen të detyrueshme që të ju njoftojë edhe ju, përkrahësit e klubit për ankesën e dorëzuar në FFK. Ne nuk mund të lejojmë që gjyqtarët të ndikojnë drejtëpërdrejtë në rezultat, e sidomos në derbi siç ishte ai me Ballkanin.
FC Ballkani është plotësisht me meritë në vendin e parë në tabelë dhe ne e përgëzojmë për kampanjën e deritanishme. Sidoqoftë në ndeshjen e javës së 11-të, tre pikët që pothuajse i arkëtuam, i mori A.Shala me vendime kontraverse.
Ndëshkimi me të kuq i Bojkut ishte kulmi i referimit skandaloz. E la skuadrën me 10 lojtar në fushë, pavarësisht se para të kuqit të Bojkut, lojtarët e FC Ballkanit kapin topin me dorë pa sinjalizuar, A. Shala. Ky i fundit në ndeshje derbi, lejon “futboll mahallash”.
A.Shala ndikoi direkt në shuarjen e KFF Feronikelit.
Feronikeli mbetet ende këtu, ende i fortë drejt suksesit pa na ndalur askush, drejt rrugës sonë të profesionalizmit, sepse synimet tona janë drejt futbollit profesionist dhe europian, siç kemi bërë në gjithë këto vite”.