75 Mall Live Search
10:49 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020 / Blerim

Feronikeli e forcon sulmin me një futbollist nga Maqedonia e Veriut

Klubi i FC Feronikelit e ka konfirumuar transferimin e futbollistit më të ri, sulmuesit nga Maqedonia, Marko Simonovski.

Klubi ka kompletuar dokumentacionin e Simonovskit dhe thotë se futbollisti është i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Arbërisë, që fillon prej orës 13:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

Marko Simonovski është futbollist i lindur në Shkup, më 02 janar 1992, i gjatë 1.85cm dhe luan në pozitën e sulmuesit të qendrës.

Më parë, Simonovski ishte pjesë e skuadrave: Voluntari dhe Sepsi nga Romania, Lahiti, Shakhter, etj.

Ai, te FC Feronikeli është transferuar si futbollist i lirë, pas përfundimit të sezonit me Voluntarin.