Feronikeli e “shkel” Llapin

Feronikeli ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen ndaj Llapit.
Skuadra nga Drenasi ka mposhtur Llapin me rezultat 4-0 në ndeshjen e javës së 27-të të Superligës.
Golat për Niklin i shënuan dy Milinkovic (44’ dhe 77’), një Bojku (89’) dhe golin e fundit e realizoi Albert Dabiqaj në minutat shtesë.
Me këtë fitore, Feronikeli ngjitet në vendin e pestë me 34 pikë derisa Llapi është e gjashta me 33 pikë. /IndeksOnline/