Feronikeli-Ferizaj, përfundon pjesa e parë me tri gola e një karton të kuq
Feronikeli ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Ferizajit, me golat e shënuar nga Kastriot Rexha. Goli i parë ishte një gol mjaftë i bukur nga Rexha, i cili është një luftëtar i vërtetë në duelet në ajër.
Kurse vetëm 4 minuta ju deshtën Katriotit që të shënonte përsëri, ky ishte edhe goli i pestë për të në këtë sezon, shkruan Indeksonline.
Në minutën e 39’ për Feronikelin arriti të shënoj edhe Mendurim Hoti.
Kurse Jashari i Ferizajit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdh pasi që nuk u ndal së protestuari.
Feronikeli gjatë tërë ndeshjes ka bërë presion dhe po ashtu ka shënuar edhe një gol tjetër por që u anulua.
Feronikeli po mundohet që ta fitojë këtë ndeshje dhe ta ruaj pozitën e parë në tabelë./Indeksonline/.