75 Mall Live Search
16:56 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Feronikeli forcon kreun, fitore bindëse ndaj KEK-ut

Feronikeli nuk ka ndërmend të ndalet, teksa ka regjistruar një tjetër fitore këtë pasdite, duke mposhtur në shtëpi skuadrën e ngjitur këtë sezon në IPKO Superliga, KEK-un.

Skuadra nga Drenasi shënoi dy gola që në fillim të sfidës, me Da Silvën në minutën e 12’ dhe Astrit Fazlliun në të 20-ën, duke shndërruar në shumë të lehtë këtë përballje, që e fitoi me rezultatin final 4-1.

Aktualisht Feronikeli kryeson kampionatin kosovar me 23 pikë pas 9 ndeshjesh, ndërsa duhet theksuar se skuadra nga Drenasi ka regjistruar sot edhe fitoren e 7 radhazi. /IndeksOnline/

Temat: