75 Mall Live Search
20:36 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Feronikeli gati të shkruaj historinë

Feronikeli luan ndeshjen kthyese kundër The New Saints në kuadër të fazës së parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Kampionët e Kosovës kanë një avantazh të lehtë nga ndeshja e parë, pasi në Wells barazuan me rezultat 2-2.

Përveç fitores, skuadrën nga Drenasi e kualifikon edhe barazimi 0-0 ose 1-1.

Në krahasim me ndeshjen e parë më shumë tifozë kanë ardhur në “Fadil Vokrri” për të mbështetur Feronikelin.

‘Nikli’ mund të bëhet skuadra e parë kosovare që kualifikohet në rundin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/