Feronikeli “godet” në këtë merkato – Vjen me super-transferimin nga Sllovenia

Feronikeli po vazhdon me transferimin e lojtarëve cilësor në këtë merkato, kjo pasi dëshiron ta forcojë skuadrën për sezonin e ri.
Përveç futbollistëve nga Kosova që ka transferuar deri me tani klubi nga Drenasi, ata po punojnë edhe për të sjellë futbollistë nga jashtë, shkruan IndeksOnline
Nga burimet e Indeksit, mësohet se klubi i Feronikelit ka arritur marrëveshje me mbrojtësin slloven, Ozbej Kuhar.
Tashmë ka mbetur vetëm nënshkrimi i 23-vjeçarit që ai të jetë pjesë e klubit të Niklit.
