Feronikeli i gatshëm për ndeshjen kundër New Saints
Të martën, me fillim prej orës 20:00, fillon takimi mes New Saints dhe Feronikelit, shkruan Indeksonline.
“Feronikeli ka përbyllur edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes së të martës mbrëma ndaj The New Saints.
Skuadra është dukur në formë të mirë dhe e çlodhur nga udhëtimi për në shtetin e Uellsit, duke performuar me intensitet të lartë në stërvitjet e sotme.
Atmosferë e mirë qëndron edhe në shtabin teknik, përveq asaj te futbollistët.
Kujtojmë që kjo xhiro e UEFA Champions luhet me dy ndeshje, prandaj rezultati i takimit të parë është tejet i rëndësishëm për ndeshjen e kthimit në Prishtinë” është deklaruar klubi i Feronikelit.
Kampionët e Kosovës në ndeshjen e kaluar që e kanë luajtur në kuadër të UEFA Champions, kanë fituar kundër Santa Colomas me rezultat 2:1, edhe pse në fushë kishte një lojtar më pak, pas një përjashtimi me karton të kuq./Indeksonline/.

