Feronikeli i thotë ‘lamtumirë’ garave evropiane
Feronikeli është eliminuar përfundimisht nga garat evropiane.
Pas largimit nga Liga e Kampionëve, skuadra nga Drenasi është larguar edhe nga Europa League pasi u mposht nga Slovan Bratislava me rezultat 0-2 në stasiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 2-1 në të mirë të sllovakëve dhe kampionët e Kosovës kishin shpresë se mund të fitoj pasi rezultati 1-0 do t’i kualifikonte në rundin tjetër.
Golin e parë për Slovan Bratislavën e shënoi Vernon De Marco në minutën e 19-të të ndeshjes, në kohën kur Feronikeli ishte duke sulmuar.
Golin e nokautit, për t’ia humbur shpresat Niklit e shënoi David Holman në minutën e 54-të.
Në minutën e 87-të, Mevlan Zeka u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë.
Feronikeli tashmë do të koncentrohet në sezonin e ri që pritet të filloj së shpejti. /IndeksOnline/