75 Mall Live Search
22:13 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

Feronikeli jep bileta falas për invalidët e luftës për ndeshjen e Championsit në “Fadil Vokrri”

Feronikeli pret skuadrën nga Wales, The New Saints, për ta zhvilluar ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri”, në kryeqytet. Ndeshja do të zhvillohet të martën, me fillim prej orës 20:45.

Feronikeli ka vendosur që t’u japë bileta falas të gjithë invalidëve të luftës që dëshirojnë ta përcjellin ndeshjen kundwr TNS.

Feronikeli e pret ka gjasa të mira të kalojë në rundin e dytë kualifikues, pas barazimit 2:2 në ndeshjen në Uells. Niklit i kryen punë fitorja me çfarëdo rezultati por edhe një barazim pa gola ose të paktën 1:1.

Biletat për ndeshjen, Feronikeli – The New Saints, do të dalin në shitje të hënën, prej orës 10:00 – 18:00.

Këto janë pikat e shitjes së biletave:

Prishtinë: Dy pika, në stadiumin “Fadil Vokrri”

Drenas: Një pikë në sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe një pikë në “Restaurant Dijamant”

Komoran: Një pikë në “Restaurant Dijamant”

Çmimet e biletave janë këto:

Veri dhe Jug: 3 Euro

Lindje: 5 Euro

Perëndim: 10 Euro

VIP: 15 Euro

Biletat falas do të jepen të martën, prej orës 09:00 – 12:00, në pikat shitëse të lartcekura dhe do të jepet vetëm një biletë për person.