13:04 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Feronikeli – Kosova Zurich, superkupa mbarëkombëtare luhet nesër, në Drenas

Feronikeli dhe Kosova Zurich, do të luajnë nesër (e shtunë) në kuadër të Superkupës mbarëkombëtare.

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Unionin e Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, do të mbahet finalja e Superkupës mbarëkombëtare.

Ndeshja për Superkupën zhvillohet ndërmjet ekipit të futbollit FC Feronikeli nga Drenasi dhe FC Kosova Zurich nga Zvicra.

Feronikeli është fitues i Kupës së Kosovë për vitin 2019, ndërsa FC Kosova Zurich është fituese e Kupës së Diasporës për vitin 2019.

Kështu, këto dy skuadra do të ballafaqohet në superfinale, e kjo ndeshje do të zhvillohet më 16 nëntor (e shtunë) në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke filluar nga ora 13:00.