75 Mall Live Search
15:26 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Feronikeli lë mbrapa Prishtinën, merr kreun e Superligës

Feronikeli është kryesues i ri i Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra nga Drenasi mposhti Lirinë e Prizrenit me rezultat 0-2 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Përparim Thaqi”.

Liria – Feronikeli

Të dy golat për “Nikelin” i shënoi sulmuesi në formë, Kastriot Rexha në minutat 7-të dhe 43-të.

Me këtë fitore, Feronikeli është në krye të tabelës me 42 pikë, dy më shumë se Prishtina që sot u mposht nga Flamurtari. /IndeksOnline/