75 Mall Live Search
15:33 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

Feronikeli më afër titullit, Prishtina rrezikon edhe pozitën e dytë

Ekipi i Prishtinës ka bërë edhe një hap fals në luftën për titull në Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit kanë pësuar humbje nga ekipi i Llapit me rezultat 1:0, transmeton Indeksonline.

Golin për llapjanët e shënoi Ahmed Jonuzi në minutën e 47-të. Ndërsa në minutën e 96-të, Armend Dallku u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore Llapi ka arritur kuotën e 41 pikëve pas 20 ndeshjeve, dy më pak se Prishtina që gjendet në pozitën e dytë.

Kurse në anën tjetër ekipi i Feronikelit nuk po bën gabime. Ata sot mposhtën ekipin e Kek-ut me rezultat 0:1.

Përkundër qëdukej ndeshje e lehtë në letër, ekipi i Drenasit u desh të djersitej për të fituar tre pikët. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Kastriot Rexha në minutën e 41-të.

Me këtë fitore Feronikeli kap kuotën e 48 pikëve, pesë më shumë se Prishtina./Indeksonline/