Feronikeli me paraqitje fantastike, 45 minuta larg kualifikimit
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese të fazës së parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndërmjet Feronikelit dhe TNS.
Kampionët e Kosovës kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në pjesën e parë, shkruan Indeksonline.

Posedimi i topit ka qenë i barabartë derisa rastet e vetme kanë qenë për skuadrën nga Drenasi.
Në 45 minutat e parë Feronikeli ka pasur 6 goditje drejt portës ndërsa kundërshtarët asnjë.
Kujtojmë se Feronikeli kualifikohet edhe me këtë rezultat. /IndeksOnline/
