Feronikeli mposhtet në Sllovaki, shpresë të madhe për ndeshjen e kthimit
Feronikeli ka pësuar humbje me rezultat 1-2 kundër Slovan Bratislavës në ndeshjen e parë të fazës së tretë kualifikuese të Europa League.
Kampionët e Kosovës për kundër humbjes bënë një paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Vendasit kaluan në epërsi që në minutën e tetë me një gol nga gjuajtja e lirë nga futbollisti spanjoll, Nano.
Në minutën e 61-të, kapiteni Lapidar Lladrovci shkaktoi penallti pas një ndërhyrje ku në gol e shënoi Sporar.
Golin e vetëm për Feronikelin e shënoi Mendurim Hoti pas një aksioni mirë të organizuar në minutën e 67-të.
Ndeshja e kthimit zhvillohet me 30 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /IndeksOnline/