Feronikeli në minutat e fundit siguron kualifikimin në çerekfinale

Skuadra e Feronikelit ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te ekipi i Arbërisë.
‘Nikli’ shënoi fitore minimale 1 me 0, me golin e vetëm të shënuar nga sulmuesi, Milinikovic në minutën e 89’të, shkruan IndeksOnline.
Me këtë fitore Feronikeli siguron kualifikimin për në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Kualifikimin tutje e kanë siguruar edhe skuadrat: A&N, e cila e mposhti minimalisht 1-0 skuadrën e Flamurtarit, Istogu eliminoi Gjilanin [2-0] dhe Trepça’ 89 e cila e deklasoi klubin e Ferizaj [4-0]. /IndeksOnline/