17:40 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Feronikeli nis ndërtimin e 3 tribunave, kapaciteti 12 mijë ulëse

Stadiumi i Feronikelit “Rexhep Rexhepi” ka nisur që disa muaj të renovohet. Tribuna perëndimore është mbuluar por ende nuk janë vendosur ulëset në të gjithë hapësirën.

Pak ditë më parë, kompania që ka marrë përsipër punimet e këtij stadiumi, ka nisur të pastroj zonën për të ndërtuar tribunat e reja pas portave dhe në pjesën lindore.

Nënkryetari i Feronikelit, Agim Kastrati ka theksuar për Indeksonline që kapaciteti i stadiumit do të ketë 10 mijë deri në 12 mijë ulëse.

“Punimet kanë nisur në vjeshtë dhe do të zgjasin deri në tri vjet. Shpresojmë që në fund të vitit 2021 të kompletojmë stadiumin. Feronikeli do të luaj vazhdimisht në “Rexhep Rexhepi” sepse fusha nuk do të preket” deklaroi Kastrati. /Indeksonline/