Feronikeli pa probleme kundër Kekut
Feronikeli është në rrugë të mirë që të rikthej pozitën e parë në Superligë.
Skuadra nga Drenasi ka shënuar dy gola të shpejtë kundër Kekut në ndeshjen që po zhvillohet në Obiliq.
Fillimisht në minutën e 27-të Jean Da Silva shënoi e 3 minuta më vonë nga penalltia Kastriot Rexha nuk gaboi për 2-0.
Nëse arrinë fitoren Feronikeli do të ketë 65 pikë, aq sa Prishtina ndërsa Llapi do të zbriste në vendin e 3-të me 63 pikë. /Indeksonline/