Feronikeli prezenton nesër trajnerin e ri
Kampioni në fuqi, Feronikeli ndau rrugët dje me trajnerin malazez, Dejan Vukiceviq.
Ndërsa, sot përmes një komunikate tregon se kur do ta prezentojë trajnerin e ri.
“FC Feronikeli njofton mediat e interesuara për pjesëmarrje, se të premtën, më datë 01.11.2019, me fillim prej orës 17:00, do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri të FC Feronikelit.
Klubi njofton që konferenca me trajnerin e ri do të mbahet në ambientet e klubit, pra në Stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.
Mediat e interesuara i lusim të vijnë me kohë brenda zyreve të stadiumit” – thuhej në komunikatën e klubit./Indeksonline/