75 Mall Live Search
22:31 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / A. A

Feronikeli rrezikon të largohet nga Superliga/ Duro ka fituar vetëm 31% të ndeshjeve

Viti i parë i Klodian Duros te Feronikeli nuk po ecën edhe aq mirë.

43 vjeçari u emërua trajner te ekipi nga Drenasi në tetor të vitit 2020.

Deri tani Feronikeli me Duron ka zhvilluar 16 ndeshje në Superligë, duke arritur vetëm 5 fitore apo vetëm 31% triumf, shkruan Indeksonline.

Në edicionin pranveror, ‘Nikli’ ende nuk di për fitore në Superligë, duke regjistruar 2 humbje dhe 1 barazim.

Pas barazimit me Gjilanin dhe humbjen nga Drenica, Duro ka fajësuar gjyqtarët që kanë ndikuar në epilogun e ndeshjeve.

Kujtojmë që pas 21 ndeshjeve, Feronikeli është në vendin e 7-të me 24 pikë, vetëm 1 më tepër se Drenica që është në zonën e rrezikshme që dërgon në Ligën e Parë.

/Indeksonline