Feronikeli siguron shërbimet e mbrojtësit Arbër Potoku
Kampioni i ri i Kosovës, Feronikeli ka bërë transferimin e parë në afatin kalimtar të verës.
Në fakt është një huazim nga Ballkani i Therandës, skuadër që bëri ndeshje shumë të mira.
Mbrojtësi i majtë i Ballkanit, Arbër Potoku është huazuar te Feronikeli.
Gazeta Sheshi merr vesh se dy skuadrat kanë arritur marrëveshjen për huazimin e lojtarit për ndeshjet e Evropës që do t’i zhvillojë Nikli.
Kujtojmë që Potoku vitin e kaluar iu bashkua Ballkanit nga Trepça ’89 dhe ka edhe një vit kontratë me klubin nga Theranda.