Feronikeli stërvitet në borë, Duro thotë se ishte seancë e mahnitshme

Feronikeli po bën përgatitjet e fundit për edicionin pranveror në Superligë.
Ish kampioni i Kosovës e hap këtë gjysmësezon të hënën në ndeshjen kundër Gjilanit.
Futbollistët e këtij ekipi nuk kanë ndalur stërvitjet as në borë, shkruan Indeksonline.
Trajneri Klodian Duro ka postuar një fotografi në Facebook, duke e quajtur seancën stërvitëse në borë si të mahnitshme.
Feronikeli, praktikisht ka humbur gjasat për të fituar titullin e kampionit sivjet, duke qenë 21 pikë larg nga lideri Drita.
/Indeksonline/
