Feronikeli ua ndalon futbollistëve paraqitjen ne media
Prishtina ka qenë skuadra e vetme në Superligë, që nuk i ka lejuar futbollistët e saj të japin prononcime për media.
Indeksonline mëson që njejtë ka vepruar edhe Feronikeli.
Kryesia e klubit ua ka shqiptuar këtë vendim futbollistëve të dielën.
Analistët e futbollit, ditë më parë e kanë pritikuar Prishtinën për mënyrën se si ua mohon të drejtën e fjalës nëpër media lojtarëve të saj.
Ndryshe, humbja 2-1 nga Ferizaji, duket se i ka irituar drejtuesit e Feronikelit.
Presidenti Naser Ramaj, përmes disa komenteve në rrjetin social facebook, ka kritikuar futbollistët duke i quajtur zhgënjimi më i madh që ka pasur deri tani. /Indekonsline/