Feronikeli’74 prezanton logon e re të klubit

Klubi i njohur kosovar, Feronikeli’74 do të ketë një logo të re nga sezoni i ardhshëm.
Në një postim në faqen e tyre në “Facebook”, 3-herë kampionët e Kosovës prezantuan logon e tyre të re.
Objektet industriale të paraqitura në logo janë simbol i Kombinatit Metalurgjik të Feronikelit dhe Topi i futbollit, i bashkuar me strukturat industriale i cili paraqet bashkimin e shpirtit të punës me pasionin për sportin, duke treguar se FC Feronikeli’74 nuk është vetëm një klub, por një frymë që lind nga populli dhe përfaqëson çdo shtresë të tij.
Kujtojmë se Feronikeli’74, në sezonin e ri do të bëjë garat në Ligën e Parë, pasi kishin rënë nga Superliga sezonin e kaluar./IndeksOnline/