Feronikeli mund të mbetet edhe pa kapitenin Lapidar Lladrovci

Ish kampioni i Kosovës, Feronikeli po mbetet pa futbollistët më të mirë. Pas krizës financiare që ka prekur klubin nga Drenasi, lojtarët që kanë mbetur pa kontratë po largohen.
Kapiteni Lapidar Lladrovci ka konfirmuar për Indeksonline se ka marrë leje nga presidenti që të negociojë me klube tjera, pasi edicionin e ardhshëm ekipi do të luaj me futbollistë të rinj.
“Kam biseduar me presidentin dhe me pajtimin e tij, mund të negociojë me ekipe tjera, sepse Nikli do të ketë objektiv mbijetesën. Nuk e di se ku do të transferohem por së shpejti do të vendosi” deklaroi Lladrovci.
Mendurim Hoti, Yll Hoxha, Përparim Islami, Jean Carioca janë disa prej futbollistëve më të mirë që nuk kanë vazhduar bashkëpunimin me Feronikelin.
/Indeksonline/