75 Mall Live Search
19:33 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Feronikelit i largohet sulmuesi i njohur

Tashmë konfirmohet largimi i parë nga Feronikeli. Është sulmuesi Artur Magani që nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me kampionët.

Lojtari ka njoftuar se pas bisedave që ka pasur me drejtuesit e klubit ka vendosur ta mbyllë bashkëpunimin.

“Po, është e vërtetë që kontrata më kishte përfunduar me Feronikelin dhe pas bisedimeve që pata me drejtuesit e klubit kemi vendosur të mbyllimin përfundimisht marrëveshjen. Tani jam futbollist i lirë dhe mirëpres çdo lloj oferte serioze që vjen në drejtimin tim”, deklaroi Artur Magani për “Gazetën Sheshi”.

Sulmuesi nuk kishte shumë hapësirë në formacionin e trajnerit Zekirija Ramadani dhe largimi i tij është i pritshëm.

Krahas tij, nga Feronikeli pritet të largohen edhe Hamed Kone, Berat Ahmeti e Adenis Shala.