Ferrari i bën ofertë të përjetshme Vettelit, pritet ta refuzoj

Sipas “Sky”, piloti gjerman Sebastian Vettel ka marrë një ofertë të përjetshme nga Ferrari, për të punuar edhe pasi të largohet nga pilot.
Kontrata e 4 herë kampionit të botës skadon në fund të këtij viti dhe e ardhmja e tij është ende e paqartë.
“Vettel ka marrë një ofertë të përjetshme nga Ferrari, por me një ulje drastike të rrogës. Jo vetëm kaq, por ai nuk do të ketë më rolin e “numrit 1” te skuadra italiane. Kjo është një kontratë që vështirë se Vettel do ta firmosë, ndaj mund të largohet”, citojnë burimet e “Sky Sports”.
Gjithashtu, “Sky” konfirmon se Vettel ka edhe dy opsione të tjera për të ardhmen. E para është rinovimi me një vit i kontratës, ku do të paguhet 12 milionë euro. Edhe kjo ofertë nuk pëlqehet nga gjermani.
Ndërsa opsioni i dytë është ai i shkëmbimit me Caslos Sainz, që aktualisht piloton makinën McLaren.
Pra, shtohen zërat që Vettel të shkojë te makina McLaren në vitin 2021.