15:59 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Ferrari i lë të gjithë gojëhapur në Gjenevë

Në panairin e makinave në Gjenevë, Ferrari shfaqi veturën më të re, F8 Tributo – pasardhësi i 488 GTB.

Prodhuesi italian prezantoi modelin e ri, i cili në gamë zëvendëson 488 GTB që kishte pasuar Ferrari 458 Italia në vitin 2015.

Modeli i ri u mundësua nga motori më i fuqishëm i Ferrarit V8, i cili ishte deri më tani i disponueshëm vetëm në modelin 488 Pista. Me 720 kuaj fuqi, V8 3,8 litra është më i fortë se ajo e 488 GTB për 50 “kuaj”.

Ferrari F8 Tributo nga 0-100 km/h arrin për 2,9 sekonda, derisa në 200 km në orë i nevojiten 7,8 sekonda.

Shpejtësia maksimale e tij është 340 km/h. Vetura më e re e prodhuesit italian falë inxhinierëve peshon 1.330 kg ose për 40 kg më pak se sa pararendësi. /IndeksOnline/