75 Mall Live Search
22:27 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ferrari i parë karavan!

Kompania e modifikimeve Vandenbrink ka tërhequr vëmendjen e të gjithë entuziastëve të makinave me krijimin e fundit.

Kjo kompani, me bazë në Holandë, ka prezantuar një Ferrari të cilën e ka emëruar Vandenbrink Shooting Brake.

Vandenbrik kanë kthyer modelin 612 Scaglietti në një veturë karvanë me katër dyer e katër ulëse, e ngjashme me Porsche Panamera Sport Turismo.

Vandenbrink Shooting Brake ka motorin 5.7 litërsh V12 i cili prodhon 540 kuajfuqi e vjen me një çmim prej 300 mijë eurosh. /IndeksOnline/