75 Mall Live Search
22:59 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Ferrari i ri del për herë të parë në rrugë, duket fantastik

E freskët nga premiera e saj botërore në Gjenevë, Ferrari F8 Tributo i ri është parë për herë të parë në rrugë.

Prodhuesi italian i makinave solli një F8 Tributo të kuq në South Kensington të Britanisë së Madhe.

Makina jo vetëm që u ekspozua në autosallonin e tyre në Londër, por gjithashtu u prezantua shkurtimisht në rrugët lokale, duke na dhënë mundësinë për ta parë në botën reale.

Ky model ka motor 3.8 litërsh V8 dhe gjeneron plot 720 kuajfuqi.

Ferrari F8 Tributo nga 0-100 km/orë arrin për 2,9 sekonda, derisa për 200 km/orë i nevojiten 7,8 sekonda. /IndeksOnline/