75 Mall Live Search
14:49 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Ferrari ka përdorur lëng të këtij fruti për ta rritur shpejtësinë në garën e fundit

Gara e dytë e sezonit ka shfaqur shumë enigma në lidhje me shpejtësinë e Ferrarit që shfaqi deri në 10 gjiro para fundit.

Edhe pse Mercedes fitoi dy vendet e para, Leclerc ishte jashtëzakonisht i shpejtë në këtë garë, shkruan Indeksonline.

Shpejtësia e tij ishte dukshëm më e mirë në krahasim me ndeshjen e parë edhe pse motori nuk ka ndryshuar.

Rivalët e Ferrarit dyshojnë se skuadra italiane po përdor lëng të “Grejfrutit” për ta rritur fuqinë pasi që është ndier aromë afër makinës.

Ndoshta partneri i Ferrarit, Shell ka zhvilluar një karburant të ri për italianët, që prodhon më shumë se 1000 kuajfuqi. /IndeksOnline/