75 Mall Live Search
15:10 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ferrari me 3 makina për të mundur Mercedesin në sezonin 2020

Kjo do të jetë një periudhë e ngjeshur me punë për Ferrarin, në përgatitjet për sezonin 2020 të Formula 1.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e “kokëkuqes” do të përgatisin 3 tipe të ndryshme makinash (telajo) për testet dimërore që do të zhvillohen në shkurt.

Mësohet se dy tipet e para të makinave do të testohen në pistën e Montmelo, në testet që do të zhvillohen fillimisht më 19-21 shkurtit dhe më pas më 26-28 shkurt.

Ndërsa tipi i tretë i telajos do të testohet më herët, në testet e gomave Pirelli.

Ferrari ka bërë me dije se prezantimi i makinës së re do të kryhet më 11 shkurt.