75 Mall Live Search
13:53 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ferrari më i veçantë që shkeli tokën e Kosovës

Të enjten e kaluar u mbajt një organizim ku grupi “Marakli t’kerreve” pritën super veturat e “Onelife rally”.

Në mesin e veturave kishte shumë marka të shtrenjta që rrallë ose asnjëherë nuk kanë shkel tokën e Kosovës.

Një nga më të dalluarat ishte Ferrari Enzo me ngjyrë hiri, nga më të veçantat në Botë, shkruan Indeksonline.

Gjiganti italian ka prodhuar vetëm 400 Enzo, në nderim të themeluesit të kompanisë, Enzo Ferrari.

Nga 400 copë të prodhuara vetëm dy janë me ngjyrë tjetër, derisa 398 janë të kuq.

Njëri nga ta ishte në Kosovë duke lënë mbresa te adhuruesit e veturave që kishin marrë pjesë në atë organizim.

Motorri i Enzos është 6.0, V12 që prodhon hiq më pak se 660 kuaj fuqi.

Nha 0-100 ai i arrin për 3.65 sekonda, derisa shpejtësia maksimale e arrin deri në 350 km/h.

Çmimi i tyre në fillim ishte rreth 700.000 euro derisa sot një të tillë nuk mund ta blesh pa 3 milionë euro. /IndeksOnline/