75 Mall Live Search
20:41 / E Martë, 21 Tetor 2025 / MSH

Ferrari prezanton modelin SC40

Ferrari ka prezantuar një makinë të veçantë, për t’i bërë homazh supermakinës “ikonike” F40, modelin SC40.

Ferrari F40 u lançua në vitin 1987 dhe ishte makina e parë e prodhimit rrugor që theu barrierën e 200 mph.

Nën kapakun e motorit, SC40 është e pajisur me të njëjtin motor hibrid 3.0 litra me turbo të dyfishtë që gjendet në supermakinën 296 GTB të firmës, i cili prodhon gjithsej 818 kuaj fuqi dhe 740 Nm çift rrotullues.

Sa i përket përshpejtimit, përshpejtimi nga 0 në 100 km/orë zgjat 2.7 sekonda dhe makina ka një shpejtësi maksimale prej 320 km/orë.

Ferrari SC40