Ferreira për ‘Profën’: Unë isha në Brazil, trajneri nuk më besoi

Javën e kaluar, Jackson Ferreira, ndëpreu kontratën me Gjilanin.
Kjo për shkak të pakënaqësive që pati trajneri Bylbyl Sokoli me mbrojtësin e majtë.
“Ferreira ka qenë i padisiplinuar, ka munguar në stërvitje si edhe në ndeshjen e fundit në stinorin vjeshtor në Superligë ka marrë karton të kuq” deklaroi Sokoli në Duelin Sportiv.
Ndërsa Ferreira për Indeksonlinen shpjegon arsyet se pse nuk ishte prezent në stërvitje.
“Unë isha në Brazil dhe për këtë arsye nuk pata mundësi të merrja pjesë në dy stërvitje, por trajneri nuk më besoi. Ai ishte po ashtu shumë i nërvozuar për kartonin e kuq që mora kundër Ballkanit”, deklaroi Ferreira.
/Indeksonline/