20:44 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ferrero ankohet pas humbjes ndaj Napolit: Fëmijët e stadiumit e fshehnin topin!

Napoli e ka mposhtur me mjaft vështirësi skuadrën e Sampdorias me rezultat 3-2.

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, ka lavdëruar Sampin e tij pas disfatës.

“Kjo humbje më lë pak një shije të hidhur, nuk jam mësuar të humbas, por unë duhet të përgëzoj djemtë që vunë në telashe Napolin. Unë jam krenar për ekipin tim. Megjithatë, ajo çfarë me befasoi, është fakti se fëmijët që mbledhin topat fshehën topin për ne në fund të ndeshjës. Kjo nuk është mirë, sepse Napoli është qyteti më i bukur në botë. Sarri? Në një pikë të caktuar ai kërkoi ndihmë nga publiku” .

Kjo ishte deklarata e presidentit kontraverz të Sampdorias. /IndeksOnline/