Ferrero ia bën për hajër trajnerin Milanit: Po bëjnë blerje të madhe
Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero e ka përgëzuar Milanin për përzgjedhjen që ka bërë për të afruar në skuadër, Marco Giampaolon.
Ferrero ka thënë se ai e ka parë në gazeta se Milani e ka zgjedhur Giampaolon.
“Kam lexuar nga gazetat se Giampaolo do të shkojë në Milan dhe them se Milan do të bëjë një blerje të madhe. Unë jam një lexues i vëmendshëm i gazetave. Giampaolo më ka thënë se planifikon të shkojë në pushime. Ai ka kontratë me ne ende, por nëse shkon në Milan, unë do t’i them urime” ka thënë Ferrero. /Indeksonline/