75 Mall Live Search
11:50 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ferronikeli afër historisë, këto janë fjalët e trajnerit

Zekirja Ramadani është shprehur të jetë i kënaqur me barazimin 2-2 përballë TNS-së. Trajneri i Ferronikelit ka thënë se pret një ndeshje të guximshme nga djemt e tij në ndeshjen kthyese.

Ai ka kërkuar nga futbollistët e tij që të shënojnë një gol të hershëm në “Fadil Vokrri”, për të menaxhuar më pas ndeshjen.

“Ishte ndeshje e jashtëzakonshme, patjetër që jam i kënaqur me rezultatin, por dua që të luajmë më guximshëm që nga minuta e parë e ndeshjes. Mënyra se si barazuam, e bëri të veçantë ndeshjes.

Kemi arritur ta jetësojmë filofozinë e lojës tonë. Ishim perfekt, sidomos në lojën në ajër. TNS është skuadër që ndëshkon lehtë.

Kërkoj nga lojtarët e mi që në ndeshjen e dytë të shënojnë një gol të hershëm, për të menaxhuar më pas lojën” ka thënë Ramadani./Indeksonline/