75 Mall Live Search
13:55 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Ferronikeli e zyrtarizon një afrikan, ish-reprezentues i kësaj përfaqësueseje

FC Feronikeli ka arritur akord me supertalentin, Basiru Mbye, i cili do t’i mbrojë ngjyrat e klubit nga Drenasi, nga afati kalimtar i janarit.

Mbye, ka lindur më 19 shtator 1999, në Bakoteh, 30 km afër kryeqytetit të Gambias, Banjul, është sulmues, i me shtatin 1,83m.

Basiru ka kohë që lidhet me futbollistin e Chelseat, Michy Batshuayi, për nga stili i tij i lojës mënyra e shënimit dhe fiziku i tij.

Sulmuesi ka arritur t’i realizojë 28 gola dhe 7 asiste për ekipën 2 të Lokeren, nga Belgjika, para se të kalonte në skuadrën KV Oostende, me të cilen skuadër për gjysmë sezoni realizoi 16 gola dhe bëri 2 asistime.

Mbye, deri tani ka përfaqësuar ekipin e të rinjve të Gambisë, gjithashtu ai mori ftesë edhe nga Përfaqësuesja A.