Ferronikeli nuk gabon, mposht bindshëm Driten
Ferronikeli ka bërë një hap tejet pozitiv në garën për titull kampion, duke mposhtur Driten me rezultat të thellë 4-1.
Serinë e golave për vendasit e hapi ylli i kësaj skuadra Kastriot Rexha, i cili shënoi golin e parë në minutën e 33-të. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Me të filluar pjesa e dytë, Da Silva u përkujdes që rezultati të dyfishohet.
Drita u rikthye në lojë me supergolin e Filonit Shaqirit në minutën e 63-të. Megjithatë kjo ishte e gjitha sa i përket mysafirëve.
Vendasit shënuan edhe dy gola tjerë, fillimisht Fazliu në minutën e 73-të dhe gjashtë minuta më vonë Mendurim Hoti vulosi ndeshjen për rezultatin final 4-1. /IndeksOnline/
