75 Mall Live Search
12:22 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

Ferronikeli sot zhvillon miqësoren ndaj gjigantit zviceran

Sot Feronikeli përballet në miqësore me ekipin e njohur zviceran, FC Sion.

Feronikeli sot do ta zhvillojë njëren ndër miqësoret më të rëndësishme, ku do të përballet me klubin e madh nga Zvicra.

Përveç nivelit të lartë të lojës, këtë ndeshje e bën edhe më të veçantë fakti se për FC Sion luajnë tre shqiptarë, Ermir Lenjani, Arian Kabashi dhe Burim Kukeli.

Po ashtu, pjesë e këtij ekipi është edhe ish-futbollisti i Barcelonës, Alex Song.

Ndeshja do të zhvillohet, me fillim nga ora 16:00.