Ferronikeli zyrtarizoi trajnerin Dejan Vukiçeviq, bën homazhe te varri i Fadil Vokrrit
Pas largimit të trajnerit Zekirja Ramadani, klubi i futbollit lajmëroi se do të firmosnin me një trajner të huaj.
Ekipi nga Drenasi arriti marrëveshje më pas me trajnerin malazez, Dejan Vukiçeviq me të cilin pret suksese të mëdha, shkruan Indeksonline.
Pas prezentimit të trajnerit të ri, Vukiçeviq së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin dhe kryesinë e KF Ferronikelit bënë homazhe dhe vendosën lule te varri i legjendës së futbollit tonë, Fadil Vokrrit./Indeksonline/
