75 Mall Live Search
17:49 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ferizaji në kohë pandemie ndan mijëra euro për akomodimin e grupeve kulturore dhe sportive që vijnë në Kosovë

Komuna e Ferizajit, përgjatë muajit të kaluar ka finalizuar një tjetër kontratë.

Këtë herë, komuna e cila udhëhiqet nga Agim Aliu ka finalizuar një tender për Akomodimin e të gjitha grupeve kulturore, sportive dhe rinore që vijnë nga rajoni dhe bota në performim të pjesëve artistike, ose lojërave sportive për vitet 2020-2021.

No description available.

Fillimisht, vlera e parashikuar e saj ka qenë 30 mijë euro, porse e njëjta është finalizuar për 20 mijë e 100 euro, shkruan IndeksOnline. Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik N.T.Sh “Bolero”.

“Kemi me e kry akomodimin e dhomave, me i shërby mysafirët me mëngjes. E kanë nga një kafe si pije, por ka mundësi që t’iu kthejmë edhe darkë. Të përfshirë janë gjithësej 180 mysafirë që vijnë nga vende të ndryshme të botës.

No description available.

Ky organizim është bërë për Festivalin i cili nis nga gata 17 shtator dhe vazhdon deri më 27 shtator”, ka thënë Arbëresha Rexhepi – përfaqësuese e firmes “Bolero”, për IndeksOnline.

Tutje, bëhet me dije se kontrata në fjalë është bërë për 2 vite. /IndeksOnline/