19:24 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Festa e 11-vjetorit të Pavarësisë në shesh, “hajde, hajde në valle”

Po shënohet 11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Padyshim se në këtë ditë feste çdokush nuk heziton të festojë anembanë Kosovës.

Por në sheshet e Prishtinës festa ishte më e gjallë se në çdo qytet tjetër.

Në këtë festë nuk munguan muzika e vallja. Në një video të publikuar së fundi shihet se si njerëzit lusin njëri-tjetrin t’i bashkohen në valle.

Normalisht me këtë ka nisur edhe shakaja se dasmat shqiptare nuk bëhen pa flamur dhe pa i lutur të tjerët të futen në valle./Indeksonline/

https://www.instagram.com/p/Bt_fD2VhBIarx7Nepy_JpSGuArpZs2z7cC-KO00/