11:07 / E Diele, 14 Gusht 2022 / MSH

Festa e çmendur e 50 Cent në Mykonos: 300 mijë euro për dy orë

Reperi i njohur me famë botërore, 50 Cent ka qenë në Mykonos dhe për një performancë dy orëshe në SantAnna në Paraga ka marrë shumën prej 250 mijë euro plus 50 mijë euro për shpenzimet e transportit dhe akomodimit.

Para se të dilte në skenë, 47 vjeçari shikoi pak momente relaksi në ishullin e famshëm.

Së bashku me partneren e tij 27-vjeçare Cuban Link, me profesion modele, dhe disa miq të ngushtë, 50 Cent shëtiti rrugët e Mykonos.

Pavarësisht se ishte i rrethuar nga njerëzit e tij të sigurisë personale, ai ishte shumë miqësor dhe pranoi të bënte një selfie me fansat e tij teksa po largohej.