Festa e ”çmendur” e Bodo Glimt-it në zhveshtoret e stadiumit, pasi e eliminuan Interin
Bodo Glimt bëri sensacion mbrëmë, duke e mposhtur Interin me rezultat 2-1, në ”Guiseppe Meazza” dhe e eliminoi nga Liga e Kampionëve.
Skuadra norvegjeze kaloi në 1/8 e finales, ku rezultati i përgjithshëm ishte 5-2, shkruan IndeksOnline.
Përmes një videoje të cilën e publikuan në rrjetet sociale, shihet festa e ”çmendur” e futbollistëve dhe stafit të Bodo Glimt, në zhveshtoret e stadiumit.
Në 1/8 e finales, Bodo Glimt për kundërshtar të mundshëm do të ketë Manchester Cityn ose Sportingun e Lisbonës, e kjo do të mësohet në shortin, i cili do të hidhet të premten./IndeksOnline/

