75 Mall Live Search
09:03 / E Enjte, 12 Mars 2026 / G T

Festa e “çmendur” e Mbappes-ë te hat-triku i Valverdes, sulmuesi francez e shikoi ndeshjen nga tribunat

Sulmuesi francez i Real Madridit, Kylian Mbappe, ishte një nga personat më të emocionuar gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Manchester Cityt, edhe pse nuk ishte në fushë.

Mbappe e ndoqi takimin nga tribunat për shkak të një lëndimi, por kjo nuk e pengoi që të përjetonte çdo moment të ndeshjes së bashkëlojtarëve të tij. Ai reagoi me shumë entuziazëm sidomos kur Federico Valverde realizoi hat-trickun e tij të jashtëzakonshëm, shkruan Indeksonline

Sa herë që mesfushori uruguaian shënonte, kamerat kapën reagimet e Mbappes-ë në tribuna, i cili festonte me shumë pasion dhe dukej jashtëzakonisht i lumtur për paraqitjen e bashkëlojtarit të tij.

Valverde ishte protagonisti absolut i mbrëmjes në Champions League, duke shënuar tre gola kundër Manchester Cityt dhe duke udhëhequr Real Madridin drejt një fitoreje të madhe./Indeksonline/