10:19 / E Enjte, 04 Mars 2021 / Blerim

Festa e ‘çmendur’ e Messit te goli i Piques ndaj Sevillas

Barcelona e siguroi kualifikimin me shumë mund për në finale të Copa del Rey, pasi mposhti Sevillan në vazhdime dhe Lionel Messi ishte jashtëzakonisht i lumtur për këtë.

Barcelona ka arritur të fitonte 3-0 pas vazhdimeve ndaj Sevillas dhe të siguronte kalimin në finale të Copa del Rey, pasi loja e rregullt u mbyll me rezultat 2-0, po aq sa ndeshja e parë e zhvilluar në Andaluzi.

Golat në këtë fitore të ekipit të Ronald Koemanit u shënuan nga Ousmane Dembele (12’), Gerard Pique (90+) dhe Martin Braithwaite (95’).

Megjithatë, goli i barazimit i shënuar në minutat shtesë nga Pique ka dhuruar shumë gëzim te kampi katalunas.

Njëri nga më të lumturit pa dyshim se ishte kapiteni i ekipit, Messi, i cili pas golit të Piques festoi si i “çmendur”.

Festa e Messit është bërë virale tashmë pasi tregon se sa vërtet argjentinasi e do klubin nga Camp Nou, ku ka kaluar më shumë se 20 vjet karrierë