75 Mall Live Search
08:16 / E Shtunë, 18 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Festa e ”çmendur” e Sylvinhos me tifozët kuqezi (VIDEO)

Kombëtarja e Shqipërisë mbrëmë arriti që të kualifikohet për herë të dytë në Kampionatin Evropian.

Ky sukses i kuqezinjëve erdhi pas barazimit 1-1 me Moldavinë, duke siguruar edhe matematikisht biletën për Gjermani, shkruan IndeksOnline.

Një prej meritoreve për këtë sukses të Shqipërisë, ishte padyshim trajneri brazilian Sylvinho.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Manchester Cityt morri vëmendjen kryesore, duke u bërë viral në rrjetet sociale.

Sylvinho ishte i lumtur me këtë sukses dhe në fund të ndeshjes nuk mund të kontrollonte emocionet.

Ai shkoi dhe festoi së bashku me tifozët kuqezi që ishin prezent në stadium, duke u dhënë dorën me radhë shumë tifozëve që ishin prezent në tribunat e stadiumit në Kishinau./IndeksOnline/